Greta Thunberg është 16 vjeçarja që ka arritur që të nominohet për çmimin prestigjioz Nobel për Paqe, transmeton Gazeta Metro.

Greta nisi një protestë në muajin gusht në Suedi dhe që nga ajo kohë ka inspiruar student dhë nxënës në gjithë botën. Greva e të Rinjve për Klimën fton nxënësit që çdo të premte të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë për ndryshimet klimatike. E Freddy Andre Ovstergars, deputet socialist norvegjez ka thënë se veprimi i Thunberg është kontribut i madh për paqe.

“Ne e kemi nominuar Greta Thunberg sepse nëse ne bëjmë asgjë për ndryshimet klimatike, kjo do të bëhet shkaktare për luftë, konflikte dhe refugjatë”, tha ai. Përmes Tëitter, Greta u shpreh falënderuese për këtë nominimin e saj. “Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidimin. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja”, shkroi ajo. Bojkotimi i mësimit, ndryshe si greva apo protesta për ndryshimet klimatike, pritet të ndodhë në 1,659 qytete në 105 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë qindra mijë nxënës e student.

Loading...
SHPËRNDAJE