- Advertisement -
HomeNewsHaradinaj: Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga qeveria

Haradinaj: Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga qeveria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se prodhuesit vendorë përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, ata janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit.

Kështu ka shkruar Haradinaj pas takimin e me pronarin e fabrikës së këpucëve ‘Solid’, Ahmet Kuqin.

“Ashtu si çdo fundvit, prita sot në takim Ahmet Kuqin, një prej prodhuesve më të suksesshëm në vendin tonë. Fabrika e këpuceve “Solid”, me produktet e saj cilësore me sukses ka arritur që të tejkalojë kufijtë, duke ofruar produkte edhe në tregjet e BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje të madhe nga Qeveria.

“Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria. Përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, ata janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit”, ka përfunduar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Stay Connected
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Must Read
- Advertisement -spot_img
Related News
- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here