SHPËRNDAJE
Ish- gazetarja Arbana Xharra, tashmë pjesë e PDK-së ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj t’u kërkojë falje të gjithë gazetarëve. Ky reagim ka ardhur pasi Haradinaj gjatë ditës së sotme u tha gazetarëve në një konferencë për media të shkojnë në shkollë dhe se shumica e gazetarëve nuk dinë të lexojnë anglisht.

“Kryeministri duhet me iu kerku falje te gjithe gazetareve te Kosoves!”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit ndërkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.

SHPËRNDAJE