Karim Benzema duket se nuk i pëlqen ndryshimet te Real Madrid. Karim Benzema i ka dhënë mbështetje të plotë Santiago Solarit, që pritet të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi.

Sulmuesi francez ka thënë se ai beson në trajnerin argjentinas edhe pas eliminimit nga të gjitha kompeticionet. “Ne jemi me Solarin. Nëse skuadra nuk do të ishte me trajnerin, nuk do të luante një ndeshje si kjo”, ka thënë Benzema pas fitores ndaj Valladolidit. “Pse të largohet? Ne kemi 11 ndeshje deri në fund, andaj unë shpresoj që ai të qëndrojë me ne.”, ka shtuar më tej francezi.

Loading...
SHPËRNDAJE