SHPËRNDAJE
Programi Nderkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial (OPDAT) në Kosovë, në kuader të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara do të mbajnë punëtorinë “Financimi i Terrorizmit dhe Shpërlarja e Parasë”.

Pjesmarrës në këtë punëtori janë zyrtarë vendorë dhe nderkombëtar nga institucione te zbatimit te ligjit dhe të tjera.

Punëtoria është organizuar me përkrahje të PK-së dhe Njësisë së Inteligjences Financiare dhe do të adresojë sfidat dhe zbrazëtirat potenciale në legjislacion, bashkëpunim dhe kapacitete të të gjitha institucioneve pergjegjëse per rregullim, trajtim dhe ndjekje të financimit të terrorizmit dhe shperlarjes të parasë./ekonomia/

SHPËRNDAJE