Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën (të Serbisë) Marko Djuric ka thënë sot se platfroma e Parlamentit të Kosovës për bisedime me Beogradin “pamundëson normalitetin e stablitetin e qëndrueshëm”, transmeton Gazeta Metro.

“Si mund të bisedojmë në bazë të asaj platforme”, ka pyetur Djuric dhe ka shtuar se në Kosovës është krijuar “një atmosferë toksike, e në favor të kësaj flet se edhe State Departmenti i ka regjistruar sulmet ndaj serbëve”. Ai për televizionin serb “Pink” ka thënë se Prishtina “nuk e do dialogun, gjë që shihet edhe nga ajo se në krye të ekipit negociator ka vënë Fatmir Limajn”, i cili, sipas Djuricit “ka vrarë dhjetra civilë”.

Djuric ka thënë se ka qenë i pranishëm kur zyrtarë të lartë të Brukselit i kanë thënë kryetarit (serb) Aleksandar Vucic i cili ua ka tërhequr vërejtjen për Platformën se “e kuptojnë shqetësimin dhe se do të bëjnë gjithëçka që është e mundur që të mos vijë deri te kjo”. Ai ka akuzuar Partinë Liberale serbe në Kosovë dhe kreun e saj Slobodan Petrovic, të cilët “në vend se të protestojnë për ato që ngjajnë në Kosovë, mbështesin protestat “Një nga pesë milionë”, transmeton “Danas”.

Loading...
SHPËRNDAJE