SHPËRNDAJE

Një nënë e katër fëmijëve dy vite më parë pësoi një paralizë të këmbëve pas një goditjeje që mori në shpinë.


Ndërsa ishte ende në spital dhe mjekët nuk i jepni shpresa se do të ecte sërish, bashkëshorti i saj me të cilin kishte 14 vite martesë, i kërkoi të divorcoheshin.

37-vjeçarja Riona Kelly, nga Anglia, ka treguar se ai ishte çasti që e rrënoi edhe më shumë, megjithatë e gjeti forcën dhe vazhdoi jetën së bashku me fëmijët e saj.

“Pas goditjes, jo vetëm që duhej të përballesha me paralizën por duhej të përballesha edhe me humbjen e bashkëshorit pas 14 vitesh. Pasi më kërkoi divorcin ishte krejt e vetme. Ish gati të dorëzohesha, por e dija se duhej të qëndroja e fortë për fëmijët dhe kur bëra hapat e parë ishte ndjenjë e mrekullueshme”, thotë Kelly.

“Postova në Facebook në janar duke kërkuar një trajner personal të më ndihmonte. Shoqëria më sugjeroi Keith’in. Pas disa sesioneve me të në mbetëm në kontakt, dhe ai më pyeste si po shkonte. Marrëdhënia jonë i zhvillua prej aty”, thotë Kelly.

Kaluan rreth 6 muaj dhe ajo arriti që të ngrihej sërish në këmbë, me ndihmën e patericave dhe karriges me rrota kur i duhej të lëvizte më distanca të largëta, por megjithatë ajo mund të ecte dhe të kishte një rutinë të përditshme në shtëpi.

E jo vetëm kaq, por gjatë kohës që Keith e ndihmonte, ata ranë në dashuri dhe tashme prej 11 muajsh jetojnë të lumtur në një shtëpi, së bashku me vajzën nga martesa e 35-vjeçarit dhe 4 fëmijët e Rionës.

Tani jemi bashkë për 11 muaj, fëmijët e pëlqejnë atë dhe më në fund ndjej se po e jetoj jetën që meritoj”,  u shpreh ajo. /gazetametro.net

 

SHPËRNDAJE