SHPËRNDAJE

Investitorët kanë më shumë besim në monedhën e përbashkët evropiane.

Euro po rritet dhe është paksa nën 1.10 franga, shkruan sfr. Relaksimi është për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Kundërshtarja e valutës euro, Marine Le Pen, nuk u zgjodh, ndërsa tregjet valutore janë qetësuar. Pas rundit të parë të zgjedhjeve në Francë, euro u rrit nga 1.07 në gati 1.09 franga. Votimi i së dielës së kaluar forcoi euron.

Me një çmim prej rreth 1.10 franga zvicerane, kompanitë zvicerane të eksportit janë mjaft konkurruese. Megjithatë, sipas Bankës Nacionale të Zvicrës, frangu është ende shumë i shtrenjtë, pavarësisht relaksimit të fundit.

SHPËRNDAJE