SHPËRNDAJE

Mbi 4 kg heroinë dhe 32 kg kanabis sativa është bllokuar nga policia, në vendin e quajtur “Bukoviç”, të Malësisë së Madhe.

Mësohet se dy persona po e transportonin drogën drejt Malit te Zi.
Dy trafikantët sapo diktuan se po ndiqeshin nga policia, braktisën lëndën narkotike dhe u arratisën, duke përfituar nga terreni i veshtirë malor.
Grupi hetimor gjeti dy qese me 4 kilogramë e 124 gramë heroinë, dhe dy thasë, brenda të cilëve, kishte 32 kilogramë Cannabis Sativa.

SHPËRNDAJE