Shkruan: Shpëtim Dvorani

Për pothuaj shumë dekada tani, anëtar individualë ose grupe anëtarësh të Kongresit Amerikan, si nga Senati, ashtu edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, kanë folur, kanë paraqitur rezoluta dhe kanë mbajtur duzina sesionesh të posaçme dëgjimore. Fillimisht mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, në favor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për çlirimin, edhe më vonë për Pavarësinë e Kosovës, përpjekje mbështetëse këto në vazhdim ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Në këto sesione ftoheshin zyrtarët më të lartë diplomatikë, ushtarakë, e të sigurimit kombëtar amerikan si dhe specialistë të çështjeve evropiane dhe ballkanike, për të shpjeguar politikën amerikane ndaj Kosovës. Këto sesione, shërbenin gjithashtu, si platforma për të informuar publikun mbi ato që po ndodhnin në Kosovë, dhe njëkohësisht u bëhej thirrje zyrtarëve amerikanë, për të përpiluar politika në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, të drejtat e të cilëve shkeleshin pa mëshirë nga regjime të ndryshme serbe e jugosllave. Interesimi për fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe mbështetja amerikane për ‘ta, kishin marrë hovin pas demonstratave të përgjakshme të viti 1981, ku mund të kenë gjetur vdekjen afërsisht 300-shqiptarë. Demonstratat masive, të njëpasnjëshme, studentore gjatë tw 1980-ve, të shqiptarëve të shtypur nga policia serbe dhe të pakënaqur nga situata e tyre diskriminuese në çdo fushë të jetës dhe veprimtarisë së tyre nën ish-Jugosllavinë komuniste, tërhoqën vëmendjen e publikut dhe medias amerikane duke fokusuar, gjithashtu, edhe përqendrimin e përfaqësuesve të tij në Kongres mbi ato që po ndodhnin në Kosovë. Ndër të parët anëtarë të Kongresit, që ishte në ballë të përpjekjeve për t’i paraqitur Amerikës dhe botës agoninë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan ishte Xho DioGuardi, me prejardhje nga arbëreshët e Italisë, i cili njëherazi siguroi edhe përkrahjen e shumë kolegëve të tij në Kongres për kauzën e lirisë dhe të drejtave të njeriut për shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin. Në atë kohë, fushatës së kongresistit DioGuardi iu bashkuan emra të njohur të Kongresit të asaj periudhe në mbështetje të Kosovës, përfshirë ndër të tjerë, legjislatorët e njohur amerikanë Lantos, Broomfield, Gilman, Dole dhe natyrisht, kongresisti i njohur i ditëve tona dhe përkrahës i palodhur i shqiptarëve, Eliot Engel.(Frank Shkreli).

Shihet qart gjeneza e hershme në raportet me Kosovën nag Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kerkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Kosovës për shkak tarifes 100% ndaj mallerave Serbe dhe Boshnjake menjëherë të reflektoj qeveria Haradinaj dhe t’a pezulloj atë.

Asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës nuk është Anti Amerikan po jemi Pro-Amerikanêt më të mdhenjë në këtë rruzull tokësor. Dhe jemi mirënjohës për terë jetën Shtetit mê të dashur Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ky shtet ke shpetimtarë I yni! Po të mos e kishim përkahjen e Amerikës sot ne nuk do ishim shtet.

z.Kryeminister Haradinaj, nese t’u doket burrni e madhe mos me pezullu taksen, dije që burrni ma e madhe është mi pranu kerkesat e Amerikës çfarë do qoftë ajo!?

Një pyetje për të gjithë:Çka nese n’a kthen Shpinen Amerika ku do jemi ne??

#meAmeriken

Loading...
SHPËRNDAJE