SHPËRNDAJE

Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së sotme kanë ngritur dyshimet mbi gazin oksidol, si shkak i vdekjes së pacientëve në QKUK.

Ministri Uran Ismaili, ka deklaruar sot në media se inspektorët e MSH-së kanë identifikuar kompaninë që ka furnizuar QKUK-në me gazin oksidol dhe së bashku me Policinë e Kosovës e kanë vizituar atë, shkruan Gazeta Shneta.Kompania ka pasur licencë për importimin e gazit, por inspektorët kanë gjetur atë duke prodhuar oksidol.

I NGJAJSHËM
VDEKJET NË QKUK DYSHOHET SE ERDHËN NGA GAZI I PRODHUAR PA LICENCË NË KOSOVË
Bëhet fjalë për kompaninë N. P. T. Sh. “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, për të cilën ministri Ismaili tha se nuk ka licencë për prodhimin e këtij gazi.Por të kundërtën e thotë për Gazeta Shneta, pronari i kësaj kompanie Naser Guri. Ai e ka pohuar se furnizon QKUK-në, spitalin e Gjakovës dhe atë të Gjilanit.Por Guri thotë se nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje, që do t’ia ndalonte prodhimin.“Ata janë duke hulumtuar se operacionit janë bërë në 6 njësi dhe vetëm njëri ka pas probleme dhe problemi mund të jetë i brendshëm”, ka deklaruar Guri.Ministri Ismaili ka thënë se gazi oksidol është pista kryesore e hetimeve për momentin, për vdekjen e pacientëve në QKUK.Përveç inspektorëve të QKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë, rastin është duke e hetuar edhe Prokuroria.Javën e kaluar në tri klinika të QKUK-së kanë vdekur tre persona pasi i ishin nënshtruar operacionit.

SHPËRNDAJE