SHPËRNDAJE

Ndonëse të rinjtë janë zemra e shoqërisë, përfshirja e tyre në procesin e politikëbërjes është pothuajse e mangët. Numri i ulët i të rinjëve që përfaqësojnë qytetarët e vendit, qoftë në nivelin qendror, qoftë në nivelin lokal, përbën një krizë në demokraci. Pse e them këtë? Në radhë të parë, të rinjtë është mirë të përfaqësohen nga të rinjtë. Ata i pranojnë ndryshimet më shpejtë. Përputhen me ndryshimet e kohës. Janë më energjikë dhe në disa raste më kreativë. Strukturat politike duhet të jenë afër qytetarëve. Sot, më lehtë se kurrë jemi afër tyre. Përmes statuseve fejsbukore informohemi se sa e sa të rinj do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të vendit. Pse duhet t’i mbështesim këta të rinj?! Sepse: Të gjithëve na ka rastisur të ndeshemi me disa të rinj që japin këto mendime: “Po mua nuk më pëlqen asnjëra nga këto parti, ato nuk reflektojnë atë që unë dua”; “Nuk më intereson politika”; “Të gjithë janë të korruptuar”. Kush është helmi që helmoi këta të rinj dhe çfarë duhet bërë për ta ndryshuar situatën?! Në vështrimin retrospektiv, historia na dëshmon të kundërtën. Të rinj patriotë që shpëtuan vendin nga uzurpime të ndryshme; të rinj me aspirata që ndiqnin kauza të përbashkëta. Ndërsa sot ndodh e kundërta! Mendoj që struktura dhe elita politike e secilës parti ka nevojë urgjente të mendojë seriozisht për ndryshime. Duhet punuar në strukturat, të përfshihen të rinjtë dhe në këtë formë gradualisht të rikthehet dinjiteti dhe krenaria e humbur e qytetarëve. -Secili qytetar gëzon të drejtën e votës dhe kjo është e rëndësishme Ndihma e secilit qytetar në procesin e ndryshimit është e pakontestueshme. E drejta e votës është e rëndësishme sepse secili qytetar pas analizimit të strukturave politike e ka të drejtën të zgjedh njërin nga subjektet, të cilit dëshiron t’ia beson shtetin. Duhet të theksojmë që ende ekzistojnë vende në botë, si në Siri, ku qytetari nuk e gëzon të drejtën e votës, nuk i kanë kompetencat që me vullnetin e tyre të zgjedhin drejtuesit e shtetit. Me keqardhje! -Vota e secilit ka vlerë Krizat politike janë në dëm të Kosovës. Qytetarët e kanë dëshmuar se votën dinë ta përdorin edhe si ndëshkim. Me këtë dua të them që vota për t’u fituar kërkon përkushtim, seriozitet dhe punë. Kanë kaluar vitet e shitjeve të “përrallave patriotike” dhe “dokrrave bajate rugoviste”, ku qytetari duhet të japë votën për të dëshmuar besnikërinë ndaj një rrethi imagjinar ku ka qëndruar me vite, ose më keq, ku i pari i familjes vendos për votat e familjarëve. Vota e secilit është personale dhe ka vlerë. Secila duhet të japë votën për të ndryshuar situatën në Kosovë, ashtu siç e sheh ai të arsyeshme. -Nëse nuk voton, nuk ke të drejtë të kërkosh llogari Procesi i votimit është obligim qytetar. Vetëm nëse voton ke të drejtë të kërkosh llogari nga subjeketet politike dhe individët që kanë marrë votën tënde. -Ndoshta nuk mërzitesh sot, po do të mërzitesh nesër Si i ri, nese nuk voton, nëse nuk të intereson politika, mund të jesh i qetë sot. Jo nesër. Pse? E ardhmja e fëmijëve tu, shëndetësia, arsimimi, drejtësia e tyre e shumëçka tjetër është në dorën tënde. -Thjesht, voto! Gëzoje të drejtën tënde. Nehat Gashi, kandidat për Asamble Komunale në Prizren nga radhët e PDK-së,

SHPËRNDAJE