SHPËRNDAJE

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, ka thënë se në vitin 2012 e kishte krahasuar Majlinda Kelmendin me Lionel Messin.

“Në intervistën pas Londrës (LO 2012) kam thënë se Majlinda është si Messi. Edhe ai e ka humb një penallti atëkohë dhe për këtë kam thënë se është si Messi, që ka bërë një gabim. Kjo u vërtetua më pas, ku gjatë periudhës 2012-2016 i ka fituar gjithë titujt e mundshëm. Faleminderit prej saj që më ka vlerësuar që jam krahu i djathtë për të”, ka deklaruar Kuka. 

SHPËRNDAJE