SHPËRNDAJE

Si çdo herë, prapë po përsëritet migrimi i viteve 2014-2015, ku afër gjysmë milioni e lëshuan Kosovën dhe vërshuan rrugët e Evropës  apo edhe më larg dhe krejt kjo si pasojë e institucioneve të vendit të cilat punuan vetëm për veten dhe familjen e tyre. Prapë ka  filluar të përsëritet e njëjta gjë, dhe arsyeja e vetëm është kjo klasë politike e cila e ka ngulfatur vendin dhe as që interesohet për qytetarët e  saj.

Pse shqiptarët gjithmonë i përcjellë fati i njëjtë, si pas  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë miliona  njerëz migruan në Turqi, ashtu  në kohë të Serbisë qindra mija qytetarë lanë vendlindjen e tyre dhe shkuan në Evropë, si pasojë e dhunës serbe. Po ashtu viti 2014-2015 gjysmë milioni u larguan nga Kosova, përsëri ka filluar një valë e re migrimi edhe këto ditë por çfarë po ndodh më këtë vend, më këta  njerëz të cilët po braktisin vatrat e tyre pa e ditur së ku po shkojnë, disa  edhe i shitën shtëpitë e tyrë vetëm për të ikur nga ky vend sepse  u bë ferr për ta.

 

Pakënaqësia e qytetarëve lidhur më këtë klasë politike po e rikthen në skenë përsëri eksodin, ku si zgjedhje të vetme po e shohin migrimin edhe pse të gjitha dyert e Evropës  janë të mbyllura  për  qytetarët e Ballkanit e sidomos për Kosovën por ata përsëri po vazhdojnë nëpër rrugë ilegale, ku përballen edhe më vdekjen.

Ikja e shqiptarëve nga Kosova po vazhdon, pamjet shqetësuese kemi filluar ti shohim çdo natë së si po grumbullohen në Stacionin e  Autobusëve  në Prishtinë, të cilët po presin të marrin autobus të nisen drejtë Serbisë. Kjo qeveri e re, e cila  është në prag të formimit duhet ti marrë seriozisht pakënaqësitë e  qytetarëve më arsyetimin që ta kthejë shpresën e qytetarëve të vendit së edhe këtu mund të jetohet, si në çdo shtet tjetër.

Duhet të kuptohet së nuk është zgjedhje ikja nga vendlindja mirëpo janë lodhur edhe populli, ata jetojnë në varfëri derisa politikanet në pasuri të pa fund. Qytetaret e Kosovës janë lodhur edhe nga  korrupsioni, krimi I organizuar, nga  papunësia, nga rritja e taksave, janë lodhur nga  ofendimet e kësaj klase politike e cila I ofendoj edhe veteranet e Luftës Çlirimtare, duke ju ulur pensionin nga 170 Euro në 50, mirëpo të shpresojmë së do të ndryshojnë këta politikan.

Qeveria e cila pritet të formohet  duhet që interesat personale ti hedhin në shportat e tyre të mbeturinave dhe të punojnë për një mirëqenie më të mire për qytetaret e vendit.

SHPËRNDAJE