SHPËRNDAJE

Dasma e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit duket se ka shërbyer edhe për një kauzë të mirë: Atë të shuarjes së konflikteve ekzistuese si dhe fjalëve për konflikte të mundshme.

Përveç Krenar Çoçajt, i dashuri i Luana Vjollcës që ë të shkuarën ka pasur një konflikt të ashpër me Getoar Selimin, në dasmën e çiftit kanë qenë të ftuar edhe Lori Hoxha, Sara Hoxha dhe Ledion Liço.

Moderatori Liço dhe aksionerja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha, madje kanë qenë ndër të parët që janë ngritur për të hedhur valle, duke lënë të kuptohet se largimi i Marinës nga ‘Top Channel’ drejt televizionit ‘Klan’ nuk e ka dëmtuar shoqërinë mes tyre. Në disa video të postuara nga dasma, Ledioni, Lori, moderatorja Albana Osmani, drejtori Erion Ylli dhe madje edhe Ardit Gjebrea, shihen duke hedhur valle të gjithë së bashku.

 

 

SHPËRNDAJE