SHPËRNDAJE

Disa mesazhe filluan të trazojnë të ardhmen e Lionel Messit këtë fundjavë.

Edhe pse duket akoma më e vështirë se e Neymarit, City po konsideron të paguajë klauzolën prej 300 milionë eurosh për argjentinasin. Të përditshmet kanë raportuar se Messi “po e konsideron seriozisht” ofertën duke frikësuar drejtuesit e Barcelonës.

Manchester City është takuar edhe me përfaqësuesit e tij për të diskutuar termat financiarë. Messi momentalisht nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe siç duket ai ka një problem në Barcelonë që është Bartomeu. Argjentinasi është i zemëruar me gjendjen e merkatos katalanase dhe kaq.

Ai nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar dhe ndoshta kurrë nuk do të largohet, por largimi i tij do të ishte një presion i madh për Bartomeun i cili do të duhet të kënaqë argjentinasin në merkato.

Duke parë situatën, në lojë ka hyrë dhe ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që ka telefonuar lojtarin për ta bindur për transferimin. Në ditën në vijim pritet të shihet se si do të vijoi telenovela.

SHPËRNDAJE