SHPËRNDAJE
Marcelo në një intervistë ka pranuar se ende nuk mund të besojë se sa e suksesshme ka qenë karriera e tij për klubin e Real Madridit dhe kombëtaren e tij, Brazilin.

29-vjeçari brazilian ka grumbulluar 413 paraqitje për Los Blancos, duke fituar katër tituj të La Ligas dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar gjithashtu edhe 48 paraqitje për Brazilin.

Kjo karrierë e tij me shumë ndeshje, trofe e gjithçka tjetër ka bërë që Marcelo të mos-besoj se sa e suksesshme ka qenë.

“Ndonjëherë zgjohem dhe mendoj: Njëmbëdhjetë sezone për Real Madridin. Njëmbëdhjetë vjet duke luajtur për Brazilin. Për një mbrojtës të çmendur me tipare sulmuese si unë … si jam ende këtu?”, ka shkruar fillimisht Marcelo në The Players’ Tribune.

“Nëse ju them se kjo është normale, do të gënjeja”.

“Çdo ditë kur unë shfaqem në trajnim dhe parkoj makinën time dhe ec në dhomën e zhveshjes së Real Madridi, është një emocion gjigant”.

“Edhe nëse nuk e tregoj, brenda unë e ndjej aq thellë. Jam ende në frikë nga ajo çdo ditë”.

“Për mua që të bëhem pjesë e trashëgimisë së këtij klubi është shumë e vlefshme”, përfundoi mbrojtësi brazilian.

SHPËRNDAJE