SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ai mori postin e të parit te ekzekutivit.

Në urimin e zonjës Merkel të publikuar në uebfaqen e kancelares thuhet se kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira para vetes.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje”, thuhet në urimin e Qeverisë gjermane.

SHPËRNDAJE