Ekipi i mjekëve nga Spitali i Toskanës në Itali, nën usdhëheqjen e Carlo Barzaghi dhe Maurizio Levantino, po operojnë pacientët në QKUK, transmeton Gazeta Metro.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e QKUK’së. Sipas tyre mjekët italianë deri më tani kanë operuar 4 pacientë me probleme kardiokirurgjike dhe gjatë gjithë kohës po asistohen edhe nga mjekët kardiokirurgë nga Kosova. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, dr. Basri Sejdiu, tha se ky bashkëpunim me mjekët italianë po bëhet në kuadër të ngritjes profesionale të stafit dhe është një ndihmesë e madhe për institucionin, kur kardiokirurgë ndërkombëtarë operojnë në Qendrën Klinike Universitare”, thuhet në njoftim/kallxo.com

Doktori italian Maurizio Levantino tha se në Kosovë kanë ardhur me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe regjionit të Toskanës. Ndërsa doktori tjetër Levantino, tregoi se deri tani kanë kryer 4 operacione të hapura në zemër, në bashkëpunim edhe me ekipin e mjekëve kardiokirurgë nga Kosova. Sipas tij, Kosova ka mjekë të mirë që kanë dëshmuar profesionalizmin edhe gjatë punës në operacione.

Me datën 17 të këtij muaji pritet që një ekip tjetër i mjekëve nga Italia të vijë në Kosovë për të operuar fëmijët që kanë probleme me zemër.

Loading...
SHPËRNDAJE