SHPËRNDAJE

z. Buja, perse i persekutove politikisht te gjithë aktivistet e PDK-se qe mendonin ndryshe nga Ti, si njerez te “klanit” te Jakup Krasniqit dhe te Fatmir Limajt, e qe ne fakt keta aktivist deshironin reforma dhe nuk i perkisnin asnje klani.

A duhet me pas pak moral politik Ti? Ti dikur Jakupin dhe Fatmirin i perdore si armë per t’i stagnuar reformat ne Parti, e tani vetë u bere pjesë e tyre, nuk ka asgjë te keqe qe je bere pjes e NISMA-s, por, ama eshte idiotizem menyra se si dikur i etiketove kundershtaret e tu politik, si klan te atij apo ketij. Me kujtohet saktesisht ishte viti 2013 kur ne PDK ishin zgjedhjet e brendshme partiake, natyrisht gara ishte e nxehtë, garonin dy figurat kyçe te deges se Lipjanit, Shukri Buja qe ishte edhe kryetar komune asokohe dhe Fitim Selimi, ky i fundit qe me pas e fitoi garen zgjedhore partiake, duke u bere i Pari i Partisë ne Lipjan, por qe e humbi betejen politike perballë Qendres ne Prishtinë, sido qe te jete krejt kjo eshte jo relevante ne raport me at qe dua te them, por per ta kuptuar gjithë kete pshtjellim politik, duhet te elaboroj ne hollesi. Natyrisht, ishin dy “grupacione” politike brenda partisë, “grupacioni” i Bujes dhe ai i Fitim Selimit, ishte nje gare tejet e ndyrë, aspak konkuruese dhe aspak parimore. Delegatet e zgjedhur neper nendegë etiketoheshin, stigmatizoheshin dhe diferencoheshin, njesoj sikurse ne kohen e socializmit. Megjithë presionet, shantazhet, dhe stigmatizimet qe iu beshin delegateve, procesi zgjedhor perfundoi disi i rregullt, pa tronditje te medha, dhe fitues doli Fitimi, dhe kjo fitore u pa dhe u vleresua si nje reformim i kuadrit partiak dhe natyrisht ky ndryshim u prit me entuziazem, si nje energji e re per sfiden e zgjedhjeve lokale, por, ndodhi ajo qe ndodhi, Fitim Selimi, humbi betejen e brendshme me Qenden e Partise dhe si rezultat i saj, nuk u nominua si kandidat i PDK-se per kryetar te Lipjanit, dhe keshtu filluan perqarjet dhe pakenaqesitë. Natyrisht nuk eshte as Fitim Selimin pa mekate ne kete proces. Ndoshta e zgjata pak ne elaborimin e procesit te brendshem zgjedhor, por, jo pa shkas, sepse eshte shume e çuditshme se gjatë gjithë procesit zgjedhor ne parti dhe pas zgjedhor, Shukri Buja, perdori nje armë te fuqishme kunder Fitim Selimit, ajo armë ishte se Fitimi dhe gjithë perkrahesit e tij u etiketuan si “grupacion” i Jakupit dhe i Fatmirt, dhe kete, Buja e perdori si karrem, dhe fatkeqesisht kryetari i at’hershem i PDK-se, z. Thaçi, ra ne kurthin e ngritur nga Buja, qe per mendimin tim ishte edhe gabimi me fatal qe beri ne perzgjedhjen e kandidatit per kryetar te Komunes dhe jo vetem te Lipjanit, e qe rezultoi me humbjen e shume komunave pershkak te kandidateve. Pra, Buja gjatë procesit zgjedhor ne Parti, u tregua shume perfid, duke shfrytezuar momentin e raporteve aspak te mira te z.Thaçi me z.Krasniqi dhe z.Limaj, e denoncoi Fitimin si perkrahes i ketyre dy te fundit, dhe ky takt politik i Bujes doli te jete i suksesshem per Te, por jo edhe per vetë subjektin, PDK-ne . Pra te pakten z. Buja nuk eshte dashur t’ i persekutosh te gjithë ata qe kishin mendim ndryshe nga Ti, si njerez te Jakupit dhe Fatmirit, sepse koha e tregoj se kush paska qenë njeri i tyre, nderkaq keta te “persekutuar” politik thjesht donim reforma, nuk i perkisnim asnje klani, madje nuk e kishim idenë se ekzistonin keso klane ne Parti. E mira e gjithë kesaj ikjes Tuaj nga Partia eshte se duhet nxjerrur mesime nga Ju, kuptohet mesime jo te mira, dhe tani e tutje ne asnje menyrë partia nuk duhet te lejoj monopol ne deget e partise nga njerez perfid. Nderkaq demet qe ti i ke shkaktuar Partisë jane marramendese. Elhami Qeriqi

SHPËRNDAJE