SHPËRNDAJE

Sipas analistëve, koalicioni PAN është formuar mbi bazën e interesit personal të Ramushit për postin e kryeministrit, dhe nëse VV apo LAA do e nominimin Ramushin për postin e kryeministrit do bënte koalicion me secilën prej tyre.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë gjasë që AAK dhe Nisma ta lënë PDK-në të vetme dhe të bashkohen me LAA-ne dhe Vetëvendosjen për formimin e qeverisë. Ditë më parë LAA dhe Vetëvendosje janë shprehur për një koalicion me AAK-në dhe Nismën, derisa kanë refuzuar PDK-në. Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se partitë politike nuk kanë parime por vetëm interesa të cilat shndërrohen në pazare, dhe në këtë sens edhe veprojnë. Sipas tyre, koalicioni PAN është formuar mbi bazën e interesit personal te Ramushit për postin e kryeministrit, dhe nëse VV apo LAA do e nominimin Ramushin për postin e kryeministrit do bënte koalicion me secilën prej tyre.

“Sidoqoftë, ne i kemi bërë thirrje AAK-së e NISMA-s që edhe tani ta braktisin koalicionin PAN, sikurse çdo deputeti që kundërshton kapjen e shtetit. Deri më tani nuk është dhënë ndonjë shenjë nga asnjëra se do të veprojnë në këtë mënyrë, prandaj, konsideroj se duke qëndruar përkrah PDK-së, partia e Haradinajt e Limajt po rreshtohen përfundimisht me kapësit e shtetit dhe po pamundësojnë që Kosova të marrë kahjen e zhvillimit, po e pamundësojnë ndryshimin”, ka thënë Hoti.

SHPËRNDAJE