Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takur ambasadoren e Finlandës në kosovë, Pia Stjernvall.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në këtë takim biseduam për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë.“Me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, biseduam për proceset aktuale që po kalon vendi ynë. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shqyrtuam projektet poteciale që do të ishin në interesin tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj. Ndryshe, gjatë ditës së sotme, i pari i ekzekutivit pritet të takohet me dy këshilltarët e Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Loading...
SHPËRNDAJE