SHPËRNDAJE
Tasha and Cooper

Një nënë kishte refuzuar të marrë trajtim ndaj kancerit për të shpëtuar jetën e fëmijës së saj. Më pas ajo kishte vdekur.

Tasha Trafford ishte martuar në vitin 2012, me ç’rast ajo u diagnostifikua me Sarcoma Ewing pasi kishte dhimbje të mëdha, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Ajo kishte kimioterapinë dhe radioterapinë në Spitalin Singleton në qytetin e Swansea’s, dhe pas dy vitesh asaj iu kumtua lajmi se kanceri është larguar. Megjithatë, ata nuk e përjashtuan rastin që asaj prapë t’iu lajmërohej.

Por pas 16 javëve në shtatzëninë e saj, kanceri i saj u kthye dhe ajo u përball me një dilemë jetësore: të përfundojë shtatzëninë e saj për të filluar menjëherë kimioterapinë ose të humbasë jetën e saj që ta shpëtojë fëmijën.

Tasha, e cila ishte një infermiere e A & E, vendosi të vazhdojë me shtatzëninë e saj. Ajo tha në atë kohë: ‘Të bëja diçka që mund të dëmtonte foshnjën time të palindur do të ishte e paimagjinueshme’.

Foshnja e saj Cooper arriti në 12 dhjetor 2015. Mami i tij u mor me të vetëm 11 muaj para se të vdiste më 12 nëntor 2016.

“Ajo e dinte se çfarë po ndodhte, por nuk flitnim shumë për këtë. Ishte një sëmundje shumë e gjatë dhe ishte tepër e vështirë për Tashën”, ishte shprehur burri i saj.

Mother died to save baby's life when she refused cancer treatment

Mother died to save baby's life when she refused cancer treatment

SHPËRNDAJE