Philippe Coutinho po kalon në momentet më të këqija viteve të fundit në karrierën e tij.
Ylli brazilian ka humbur hapin dhe nuk po gjen formën e tij më të mirë tek Barcelona, duke bërë që të mbetet jashtë formacionit bazë të Valverdes.

Coutinho mbrëmë ishte startues në ndeshjen e Barcës kundër Rayo Vallecano, por nuk arriti që të tregonte më të mirën e tij. Tifozët nuk dukeshin shumë të kënaqur me paraqitjen e ish mesfushorit të Liverpool, por pas ndeshjes, ishte Gerard Pique ai që i doli në mbrojtje shokut të skuadrës. “Philippe po bën një sezon të mirë. Sigurisht, ai na kushtoi shumë, kështu që pritshmëritë janë më të mëdha sesa niveli aktual” ka thënë spanjolli. “Është si është. Ne duhet të pranojmë reagimin e tifozëve sepse ata janë ndjekësit tanë, por nga brenda, ne duhet t’i japim atij mbështetje” ka thënë tutje Pique. “Ne kemi nevojë për më të mirën e tij për fundin e sezonit, dhe jam i sigurt se ai do të kthehet” ka thënë ndër të tjerash ‘presidenti’. Në fillim të sezonit, ishte Coutinho që la në hije Ousmane Dembele, por tashmë situata është kthyer për 360 shkallë në kampin katalan

Loading...
SHPËRNDAJE