Një urim të veçantë i ka dedikuar vajza e saj.

Motrat e njohura të estradës, Safete dhe Sahide Mustafa janë ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore.

Këngët e tyre kanë përcjellur publikun tash e sa kohë, ndërsa disa prej tyre kanë ngelur në kujtesën e tyre.

Fillimisht, bashkë kanë kënduar vetëm Sahidja dhe Safetja, e më pas atyre iu kanë bashkangjitur edhe motrat tjera, të cilat i shihni në ekrane televizive, dasma e koncerte të shumta, shkruan rtv21.tv.

Në familjen e tyre sot ka arsye për festë. Sahidja feston ditëlindjen dhe mbush 45 vjet. Për ditëlindjen e saj, vajza Redola i ka dedikuar asaj një urim të veçantë.

“Shumë urime për ty e bukura ime të uroj 100 vite pranë nesh të dua shumë”, ka shkruar ajo.

Sahidja gëzon jetë të lumtur familjare, me bashkëshortin dhe tre fëmijët, Redola, Olisa dhe Diori.

Albumi i parë muzikor i Motrave Mustafa, i titulluar “Mori Nan” ishte publikuar në vitin 1986. Ato janë të njohura për pjesëmarrjet në shumë festivale në kohën e Jugosllavisë dhe në kohët e sotme.

Gjatë karrierës së tyre muzikore, kanë arritur të publikojnë më shumë se 40 albume muzikore.

Projekti i fundit i Motrave Mustafa është “Daja për nipin”, që është publikuar para pak muajsh./21Media

Loading...
SHPËRNDAJE