SHPËRNDAJE

Emily Mueller nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, ka realizuar një set fotografik duke e mbuluar barkun me bletë.

 Shtatzëna 33-vjeçare ka shqetësuar organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve, ngaqë thumbimet e mundshme, do t’i rrezikonin jetën fëmijës, transmeton Telegrafi.

“Për dëshira të nënës, nuk bën të dëmtohet një i palindur. Ato janë insekte. Gjithçka mund të dilte jashtë kontrollit”, është thënë lidhur me rastin.

Në anën tjetër, Mueller e cila punon si bletare në kompaninë e saj familjare, e ka mbrojtur këtë ide.

“Bletët kanë rëndësi të madhe për mua dhe kam lidhje të fortë me to. Desha t’i bëjë pjesë edhe në shtatzënësinë e fëmijës tim të katërt”, ka thënë ajo për vendimin.

SHPËRNDAJE