Ole Gunnar Solskjaer po kalon në momentet më të mira që kur ishte pensionuar nga futbolli (si lojtar). Norvegjezi ka marrë timonin e skuadrës së Manchester United, dhe po korrë suksese të mëdha, duke rikthyer madhështinë e skuadrës.

Ai ka bërë të ditur se të ishte trajneri i skuadrës nga ‘Old Trafford’ ka qenë gjithmonë ëndrra e tij sekrete. “Mendoj se në mënyrë sekrete gjithmonë e kam dashur këtë punë që po bëjë tani” ka thënë Ole. “Dhe me gjasë besoja më shumë se mund të isha një trajner sesa një lojtar, sepse më morri disa vite të prek nivelin që doja të kisha si lojtar” ka thënë tutje ai. Solskjaer ka qenë lojtar i Manchester United, dhe momenti që mbahet mend nga karriera e tij është goli i shënuar ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, në përmbysjen e famshme 2-minutëshe

Loading...
SHPËRNDAJE