SHPËRNDAJE
Reperi Arkimed Lushaj i njohur në publik si Stresi është njëri ndër reperët më të pëlqyer shqiptar.

Ai së fundi ka lansuar projektin e tij më të ri ‘Më fal 2’, që vije si vazhdim i këngës së mëparshme ‘Më fal’

Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale, duke publikuar çdo gjë nga aktivitetet e përditshme të tij.

Së fundi, reperi ka postuar një foto në të cilën është shfaqur bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij duke lënë mbishkrimin “Kënga Magjike 2017 gati…”, që nënkupton se ai do të jetë pjesëmarrës në festivalin e sivjetmë.

SHPËRNDAJE