Vala e punësimeve familjare, si duket nuk ka të ndalur. Përderisa së fundi u rahatuan në Telekom dy familjarë të deputetëve të AAK’së, tani nënkryetari i kësaj partie ka vendosur që në Postën e Kosovës, t’ia bëjë një vend gruas së djalit, raporton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar se gjatë periudhës 2018 – 2019, në Postën e Kosovës është punësuar reja e nënkryetarit të AAK’së, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj. Siç mëson Metro, ajo punën e filloi pas rreth dy muajsh trajnimesh që pati në Telekom. Gazeta Metro ka tentuar të marrë një përgjigje nga Posta e Kosovës, se kur ka filluar punën e lartpërmendura, por të njëjtit s’janë përgjigjur.

Ndërkohë, për një kohë shumë të shkurtër edhe në Telekom, u punësuan shumë familjarë të anëtarëvë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Metro. Ishtë, 28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputeti Muharrem Nitaj, i cili mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje. Nga 1 gushti i 2018’së, Naser Bujupi, bashkëshorti i Donika Kadaj – Bujupit, u punësua agjent i shitjes poashtu në Telekom.

Loading...
SHPËRNDAJE