SHPËRNDAJE

Shkruan: Refik HASANI

Shqiptarët e kësaj krahine përveqë diskriminimit tani  një kohë të gjatë jan duke u  përballur me mos-regjistrimin e fëmijëve të tyre. Për t’i ikur  që një nënë shqiptare të lind në maternitetin e Vranjës për shkak pasiguris nënat shqiptare detyrohen të lindin në spitale shtetërore e private në Kosovë, Maqedoni e  Shqipëri,dhe këto lindje nuk pranohen dhe nuk rexhistrohen. Këto banorë të kësaj krahine kan mbetur nënshtetas  të askujt. Në bisedimetë në mes të Prishtinës dhe Beogradit  do të duhej shtruar edhe kjo çështje.

***

Presidenti i Serbisë z.Aleksandër Vuçiq, ende vazhdoi me loja politike për të munduar të dal para opinionit që gjoja ka ardh koha për një një marrëveshje paqësore në mesë të Shqiptarëve dhe Serbëve. Nuk di a do të jetë pikërisht ky lider institucional që do të arrij të  bindë pupullin e vet serbë që të kalohen nga  një luftë e pa shpllur shekullor në një marrëveshje paqësore.Serbia nuk ka vëtëm kundër Kosovës në kufijtyë e sotëm por edhe kundër Medvgjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe dëbimit dhe gjenocidit që nga Molla e Kuqe, Sangjaku i Nishit, Kurshumlia,Leskoci etj. Kemi të bëjm me tri padi që do të duhej përballur Serbia. Nuk di sa jan të gatshëm Akademia, Kisha Serbe dhe elita intelektuale Serbe të bëhet ky hap shumë i nevojshëm por aqë edhe i guximshëm i një marrëveshje.

***

Këtë jav  është  karakterizuar pasi u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës mbi raportin 3 mujorësh për Kosovën,Ambasadorja e Kosovës në Washington, znj.Vlora Çitaku, pati debat të ashpër në mesë të Shefi i diplomacisë Serbe, z.Ivica Daçiq. Nuk do të ndalem tek cilësimi që u bë Kosovar apo Shqiptarë por tek një aspekt tjetër. A  thu edhe sa do të mësohemi  që Ambasadorët  e Kosovës dhe të Shqipërisë kan obligim moral,institucional e Kombëtare të mbrojn,shtrojn dhe ngrisin edhe interesat e gjithë shqiptarëve kudo që jan në hapsira tona etnike. Pse  Ambasadorja e Kosovës në Washington, znj.Vlora Çitaku, u zu ngusht dhe nuk përdori dëshmi,fakte e argumente që Serbia po diskriminon shqiptarët e  Medvegjës, Bujanocit dhe  Preshevës. Pse nuk u përmendë Referendimin i mbajtur më datën 1 e 2 mars të vitit 1992, luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës dhe obligime nga Marrëveshja e Konçulit.Edhe sa mbledhje e seanca të KS të OKB-ës do të duhej mbledhë forcë e dije që çështja e kësaj krahine të ngritët e shtrohet në të gjitha instancat e mekanizmat ndërkombëtarë.

 

20 Gusht 2017

 

SHPËRNDAJE