SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj dhe nënkryetarë të tjerë kanë takuar kandidatët për kryetarë dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale të Suharekës dhe Rahovecit.

Në këto takime mobilizuese me strukturat e PDK-së në Suharekë dhe Rahovec, Veseli theksoi se platforma qeverisëse e partisë që ai drejton është më e mira për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Ai deklaroi se PDK-ja ka më së shumti kapital intelektual për të hartuar e zbatuar projekte që hapin perspektivën dhe zhvillimin e Komunave të Kosovës. Veseli ftoi kandidatët për këshilltarë të Kuvendeve Komunale që të dalin në çdo shtëpi e lagje dhe të shpalosin vizionin dhe platformën qeverisëse të PDK-së. “I kënaqur me mobilizimin dhe gatishmërinë e kandidatëve për Kryetarë Komunash dhe kandidatëve për Kuvendet Komunale në Suharekë dhe Rahovec. Platforma qeverisëse e PDK-së për zhvillimin e komunave është më e mira dhe garanton perspektivë për qytetarët”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook” pas vizitës në degët e PDK-së në Suharekë dhe Rahovec.

SHPËRNDAJE