Mbahet seanca për veteranët e rrejshëm, komandantët dalin para gjykatës.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca për listat e fyera të veteranëve. Të akuzuarit në këtë aktakuzë në rastin e veteranëve janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Seanca e tyre e fundit ishte me 28 janar, mirëpo kishte përfunduar me arsyetimin se nuk ishin krijuar kushtet për tu zhvilluar ajo. Ndryshe në aktakuzë është propozuar që Gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro e 14 cent.

Loading...
SHPËRNDAJE