SHPËRNDAJE

Shkruan: Petrit Gashi

Pas lufta në Kosovë e gjeti Komunën e Drenasit si komunën me të shkatërruar ekonomikisht, emocionalisht dhe me shume humbje njerëzorë qoftë të vrarë nga civilet apo edhe nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo mbi të gjithë këtë humbje ishte besimi dhe shpresa për një ditë më të mire që i beri qytetaret e Drenasit të kthehen ne oborret e tyre, në shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe të fillonin jetën nga e para. Plagët e marra në luftë, humbjet e familjareve të tyre dhe humbjet materiale i mundte shpresa dhe besimin për Kosovën e çliruar dhe për një Drenas ku perspektiva qytetare e shoqërore do jetë e lartë.

Mirëpo këto vlera sublime dhe të shenjta që posedonte Drenasi dhe Drenica si duket u keqpërdoren aq shumë sa 18 vite pas e vunë Drenasin në krye të Komunave me të varfëra në Kosove dhe rajon. Keqpërdorimi, keqmenaxhimi, keqqeverisja  dhe abuzimi me pozitën publike,  bënë që qytetaret e Drenasit të humbnim shpresën për një ditë me të mire, dhe ku liria do ta kishte kuptimin e saj të vërtetë. Abuzimi me vlerat e luftës duke u thirre në to, e që realisht hapte plagë emocionale, ka bere që Drenasi dhe qytetaret e tyre të humbin besimin edhe në disa protagonist të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Persona të caktuar të cilët për përfitimet e veta familjare e klanore përfituan çdo gjë me vlere që ka kjo Komunë ka bere që sot qytetaret të ngritën në një revolucion të fuqishëm për ndryshim ku partia më nuk shihet si vlere e as si bartëse e patriotizmit. Drenasi ka pasur fatin që të këtë një rini të shëndoshë, të shkolluar dhe të cilët kanë dijen, drejtësinë dhe dashurinë për vendin e tyre, por këtyre të rinjve asnjëherë nuk ju dha rasti që të kontribuojnë në vendin e tyre dhe ne zhvillimin e Drenasit.

Sot, sikur ka ndërruar kjo ore, dhe njerëzit e kanë kuptuar se lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet ruajtur si vlere në vete emocionale dhe shpirtërore, por asnjëherë të mos bartet kjo vlere të individ të caktuar që e shfrytëzojnë për përfitime personale e Grupore. Sot, të gjithë e kanë kuptuar se Patriotizmi me i madh në Drenas është zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës dhe hapja e perspektives për të rinjtë. Vetëm në 5 vitet e fundit mbi 6000 të ri dhe të reja dhe të reja nga Drenasi kanë ikur ne vendet e perëndimit, mbi 8000 persona janë më fakultet dhe ende nuk kane një vend pune, prandaj krijimi i kushteve për investime dhe njëkohësisht menaxhimi me i mire i parasë publike do jete jetike për të ardhmen e Drenasi.

Kjo komunë i posedon gjithë resurset natyrore dhe njerëzorë për zhvillim, mbanë një pozitë të mire gjeografike dhe ka fuqi të mjaftueshme punëtore, prandaj alternativat qeverisëse duhet të drejtohen drejte zhvillimit sepse ashtu do ja rrisin vlerën edhe lirisë dhe pavarësisë që aq shumë ka sakrifikuar Drenasi. Nuk ka kuptim që invalidët, veteranet dhe familjet e dëshmorëve ende të mbesin të nëpërkëmbur nga politika, nuk ka kuptim që kategoritë sociale të mbesin nën mëshirën e ndihmës minimale kur kanë mundësi të punojnë, nuk ka kuptime që grupe të caktuara të pasurohen në emër të luftës dhe qytetaret të vdesin për buke. Prandaj sot Patriotizmi dhe vlera me e madhe njerëzore është zhvillimi i Drenasit, rritjet ekonomike në Drenas, dhe zgjatja e dorës se shtetit në çdo familje jo vetëm ne grupe të caktuara.

SHPËRNDAJE